Elektromontimi

Mirëse erdhe në faqen tonë

N.T.SH. Elektromontimi është një nga më cilësoret në fushën e veprimtaris së elektro energjetikës, ajo e ka filluar veprimtarinë e vet në vitin 1991. Si pikënisje e kësaj veprimtarie ka qenë hapja e një shitoreje për servisim të paisjeve elektrike, dhe servise për mbështjelljen e elektromotorëve. Suksesi nuk mungonte dhe prej vitit 1995 fillojmë tregtinë me pakicë të materialeve elektroinstaluese dhe me ekzekutim të shërbimeve elektrike, ky ishte një hap i rëndësishëm në drejtim të zgjerimit të biznesit të Elektromontimit.

myzhdat gjini

Por puna e suksesëshme na shtyri që të zgjerohemi edhe më tej, duke u angazhuar me seriozitet dhe cilësi në punë gjë e cila edhe është moto e punës sonë, pas luftës N.T.SH.“ELEKTROMONTIMI” merret me servisim të pajisjeve elektrike medicinale me instalime elektrike në objekte elektro energjetike të tensionit 0,4kV, 10kV dhe 20kV. Kualiteti është ai i cili e dëshmon cilësin e punës sonë, për këtë edhe dëshmon veprimtaria jonë shumëvjeqare. Veprimtaria jonë tani është e shumë llojshme por gjithnjë e bazuar në cilësi dhe kualitet të shërbimeve për klientët tanë. Disa nga ofertat e Elektromontimit jan si për shembull: shitja servisimi dhe instalimi automatik gjeneratoreve dizell, gjithashtu bëjmë edhe shitjen dhe servisimin e autokllave me avull në mënyre shumë profesionale. Projektimi dhe ekzekutimi i instalimit të gazrave mjekësore bëhet nga ekspert të kualifikuar.

myzhdat gjini

Ne kuadër të firmës sonë posedojmë laboratorin për kontrollimin e saktësisë së paisjeve digjitale mjekësore, transformatorve mates të rrymes. Ndërmarrja jonë gjithashtu projekton ekzekuton dhe kontrollon sistemin mbrojtës nga tensioni i prekjes dhe rrufepritesit. Personeli ynë poashtu bënë edhe planifikimin dhe montimin e paisjeve për prodhimin e energjisë elektrike, si dhe planifikimin ndërtimin dhe servisimin e ashensorëve. Ky ishte një përshkrim i shkurtër i ndërmarrjes Elektromontimi me një veprimtari të gjatë dhe të suksesëshme. Ju dëshirojmë mirëseardhej në Zyrën tonë.